“Eksod” largimesh, Bayern nxjerr në shitje 7 lojtarë

schedule17:56 - 11 Korrik, 2023

schedule 17:56 - 11 Korrik, 2023

Të “dëshpëruar” për të nënshkruar me Harry Kane, “bavarezët” e Bayern Munich tashmë kanë zgjedhur një rrugë tjetër për të siguruar paratë e nevojshme për transferimin e “yllit” të Kombëtares angleze.

Kampionët gjermanë kanë vendosur të nxjerrin në shitje plot 7 lojtarë, ku nuk mungojnë as “yjet” e ekipit, si Sadio Mane e Ryan Gravenberch, për të cilët kërkohen respektivisht 20 e 40 milionë euro.

Në shitje gjithashtu janë, Yan Sommer e Marcel Sabitzer, të cilët vlerësohet në 10 milionë euro. Listës nuk i kanë shpëtuar as Bouna Sarr i vlerësuar në 1-3 milionë euro, “gardiani” Alexander Nubel i vlerësuar në 5-8 milionë euro dhe anësori Benjamin Pavard, i cili vlerësohet në 35-40 milionë euro. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!