EKSKLUZIVE/ “Zgjidhe çështjen e Superiores”, zbulohet lëvizja e kryeministrit Rama  

schedule16:11 - 11 Shtator, 2020

schedule 16:11 - 11 Shtator, 2020

Kryeministri i vendit Edi Rama, pas qëndrimit të tij zyrtar në lidhje me bojkotin e klubeve të Superiores për mosnisjen e kampionatit, ka autorizuar mbrëmë deputetin e PS, Fidel Ylli si përfaqësues fuqiplotë të qeverisë që të negociojë me përfaqësuesit e Ligës Profesioniste të Futbollit. E gjitha me synim zhbllokimin e krizës së futbollit në vend. Vetë deputeti Ylli, i kontaktuar nga ABC News, konfirmon këtë detyrë të ngarkuar.

“Si i ngarkuar nga qeveria, së cilës i janë drejtuar edhe kërkesat e Ligës Profesioniste, me porosi dhe i ngarkuar nga kryeministri Rama, ftoj përfaqësuesit e Ligës Profesioniste të Futbollit në një tryezë pune për të gjetur rrugët e zgjidhjes së kërkesave që ata kanë.

LEXO EDHE: Bojkoti i Superiores, çfarë deklaroi kryeministri Rama një ditë më parë

Qeveria shqiptare dhe mazhoranca kanë patur vëmendjen e plotë te infrastruktura ligjore, duke miratuar një seri ligjesh dhe në këtë kuadër mirëpres Ligën Profesioniste të Futbollit për të negociuar dhe gjetur rrugët  e mundshme të zgjidhjes. Vullneti nuk ka munguar asnjëherë dhe predispozicioni është i përhershëm. Mirëpres në çdo moment komunikimin për ngritjen e shpejtë të programit të diskutimeve”.

E kështu duket që ka një lëvizje konkrete. Kryeministri ka ngarkuar edhe sekretarin e komisionit përkatës në kuvend, deputetin Fidel Ylli, nismëtar edhe i ndryshimeve të fundit në Ligjin Për sportin, që të bisedojë me Ligën për zgjidhjen e problemit që çoi në bllokimin e nisjes së kampionatit kombëtar. Tashmë topi është në tavolinën e Ligës, për të marrë kontakt dhe për t’u ulur në bisedime për 4 pikat që detyruan presidentët të frenonin startin e kampionatit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!