Zbulohet urdhër arresti që çoi në pranga porositësin e dy vrasjeve në Elbasan

schedule18:56 - 20 Shtator, 2020

schedule 18:56 - 20 Shtator, 2020

Abc News siguron ekskluzivisht urdhër arrestin që lëshoi prokuroria e Elbasanit për Erion Alibejn (Dylgjeri) i arrestuar në datë 18 shtator me akuzën e porositjes dhe organizimit të vrasjes së 2 personave në korrik,  Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt, ndërkohë që është i dyshuari kryesor edhe për vrasjen e vëllait të Talo Çelës, Bujar Çelës.

Urdhër arresti është firmosur nga drejtuesi i prokurorisë së Elbasanit, Kreshnik Ajazi. Erion (Andrea) Alibej (Dylgjeri), rezulton i përfshirë në trafikun e kokainës në Itali. Ai është arrestuar bashkë me vëllain e tij të ndjerë në vitin 2013 në Itali, në kuadër të një operacioni antidroge, konkretisht në fushën e kokainës.

Pasi erdhi në Shqipëri ai u arrestua për një plagosje dy vite e gjysmë më parë, ndërsa ishte në arrest shtëpie aktualisht, por kjo nuk e pengoi që të porosite vrasjet, që dyshohet se kanë shkak prishjen e pazareve të drogës. (lexo ketu skedën e plotë)/ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!