EKSKLUZIVE/ Noterja flet për Abc News, sa pagoi Arta Vorpsi për të marrë detyrën

schedule13:48 - 14 Nëntor, 2019

schedule 13:48 - 14 Nëntor, 2019

Arta Vorpsi u betua para noteres  Miranda Xhemalçe duke marrë detyrën si anëtare e Gjykatës Kushtetuese. Në një prononcim për ABC Neës, noterja është shprehur se gjithçka e ka bërë sipas ligjit.

“Në praninë time duke më vënë në dijeni për çfarë bëhet fjalë. Në bazë të ligjit kam të drejtë të legalizoj nënshkrimet e shtetasve.

Kam legalizuar nënshkrimin e saj. M’u paraqit me kartë. Verifikova kartën dhe nga sistemi dhe kam bërë vërtetimin e nënshkrimit të saj, emër mbiemër.

Deklarata është 20 mijë lek të vjetra, 4mijë lek TVSh dhe 2 mijë lek taksa e pullave. Bëj mbi 10 deklarata në ditë të njerëzve të ndryshëm. Arta Vorpsi është klientja ime, që përpara 5 ose 6 vitesh ka ardhur ka noterizuar dokumente”, deklaroi noterja Miranda Xhemalçe.

Ajo gjithashtu tha se nuk është bërë asnjë ceremoni betimi në prani të saj. Nuk ka qenë një ceremoni betimi por thjesht ka legalizuar një deklaratë ashtu siç e dikton ligji.

Ndërsa për Arta Vorpsin, duke nënkuptuar qëllimin e saj nga formulimi i shkresës, këtë akt ajo e barazon me një betim të bërë sipas kërkesës së Kushtetutës, ndërkohë që për vetë noteren, ky është vetëm një deklarim i bërë në prani të saj, i cili nuk ka vlerën e një betimi, pasi ligji, sipas noteres, nuk i jep asnjë kompetencë të tillë./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!