EKSKLUZIVE/ Momenti i vrasjes së djalit të ish-policit në Vlorë

schedule20:19 - 3 Mars, 2021

schedule 20:19 - 3 Mars, 2021

Ne ekzekutimin e Tauland Gjikajt në Vlorë kanë marrë pjesë dy persona, ndërsa të paktën edhe një i tretë i ka ndihmuar për t’u larguar me makinë nga vendi i krimit. Kjo duket në pamjet e momentit të vrasjes së 31-vjeçarit, të cilat i ka siguruar ABC.

Është ora 11.44, sipas asaj që tregon kamera e sigurisë në vendngjarje. Ne video duken dy persona që zbresin nga një makinë tip “Ford” ngjyre gri, me targa AA 403 PX. Të dy ishin pasagjerë në vendin e parë dhe të pasmë të mjetit.

Të armatosur, njeri me pistoletë e tjetri me kallashnikov, dhe të pamaskuar, ata lëvizin shumë pak metra dhe i afrohen 31-vjecarit Gjikaj që shkon drejt tyre në trotuar, në rrugën transballkanike. Viktima nuk i sheh për herë të parë. Nga një gjest qe u bën me dorë teksa i  afrohen, duket se ka pasur me ta njohje dhe ndonjë debat të mëparshëm.


Disa fjale shkëmbehen në më pak se 10 sekonda dhe drejt 31-vjeçarit qëllohet me plumba, duke e rrëzuar përtokë. Të dy personat largohen me vrap drejt makinës qe i priste. Automjeti tenton të largohet me shpejtësi, ndërsa njeri nga autorët që do të hipte në vendin e pasëm e ndjek për disa metra.

Kjo makine me xhama të zinj u ndalua nga policia 10 minuta pas krimit, rreth 2 km larg vendit të ngjarjes dhe ka arrestuar drejtuesin e tij. Nuk ka ende të dhëna nëse ky person ishte ai qe çoi dhe largoi nga vendngjarja dy autorët e vrasjes, apo vetë ndonjëri prej tyre.

I ndaluari është Hansi alias Andi Jonuzaj. Brenda makinës u gjet dhe arma kallashnikov. Mësohet se në dëshminë e tij Jonuzaj ka thënë se nuk ka lidhje me vrasjen. Policia e Vlorës ka shpallur në kërkim edhe një person tjetër për këtë ngjarje.

Tauland Gjikaj

31 vjeçari Gjikaj u dërgua me urgjencë në spital, por nuk mundi t’u mbijetojë plagëve. Atij iu gjet një pistoletë. Siç shihet edhe ne video, ai vë dorën në brez instiktivisht, për të marrë armën, pasi ishte qëlluar nga kundërshtari.

Pista kryesore ku janë përqendruar hetimet policia për këtë vrasje është ajo e pazareve për lëndë narkotike. Gjikaj njihet si person me precendet penal. Ai ka mbajtur 3 mbiemra: Manaj, Beqiraj dhe në 2020-ën Gjikaj. Ka qenë i arrestuar 3 herë brenda 1 viti.

Në shkurt të 2018-ës, ai u përplas me disa persona ku mbeten 3 të plagosur. Pas hetimeve, u lirua pasi nuk u gjetën prova. Gjykata i dha masën arrest shtëpie të cilën e theu në qershor. U arrestua teksa qarkullonte me një makinë i armatosur. Qëndroi në burg deri në 6 gusht të 2018 por u lirua nga gjyqtarja Herila Çela.

Ky vendim solli përplasjen mes dy institucioneve. Ministria e Brendshme i kërkoi shpjegime ministrisë së drejtësisë mbi procedurat që u bazua lirimi i Tauland Gjikaj, pasi u arrestua me armë.

Çështja u rihap dhe në shtator të 2018 ndaj tij gjykata dha masën arrest në burg. U arrit të kapej pas 2 muajsh në kryeqytet. Po ai u lirua sërish. Vendimi I siguruar nga ABC i Apelit të Vlorës e liroi me kusht 31-vjecarin në prill të 2020. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!