EKSKLUZIVE/ Ministria e Arsimit mbyll shkollën e financuar nga Irani në Tiranë

schedule14:38 - 23 Janar, 2020

schedule 14:38 - 23 Janar, 2020

Ministria e Arsimit ka mbyllur shkollën “Saadi” që ushtronte aktivitet prej disa vitesh në Tiranë.

Siç mëson abcnews.al, vendimi është marrë ditët e fundit dhe mban firmën e ministres së Arsimit, Besa Shahini.

E kontaktuar nga abcnews.al, Ministria e Arsimit shpjegon se ka patur një kërkesë nga shkolla për të mbyllur aktivitetin e saj dhe urdhri i pak ditëve më parë është finalizimi i një procesi që ka nisur në fund të vitit akademik 2018-2019.

Në vendimin për mbylljen e shkollës, ministria i kërkon asaj që t’u kthejë nxënësve pagesat e kryera deri më tani, të gjithë dokumentacionin e nevojshëm për t’u registruar në shkolla të tjera dhe të dorëzojë regjistrat.

Gjithashtu urdhërohet edhe ngritja e një komisioni prej tre vetash që do të ndjekin procedurat e mbylljes së shkollës.  /abcnews.al

VENDIMI I SIGURUAR NGA ABCNEWS.AL