EKSKLUZIVE/ Ky është qëndrimi i fundit i Holandës për hapjen e negociatave

schedule10:20 - 15 Tetor, 2019

schedule 10:20 - 15 Tetor, 2019

Ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian diskutojnë sot për zgjerimin. Ministrat e jashtëm të BE janë mbledhur sot në Luksemburg në një samit ku diskutohet për zgjerimin e Unionit. Pjesë e axhendës është edhe në dokument, sa i takon negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Pritet të ketë debate, pasi në takimin e djeshëm të ambasadorëve të përhershëm të vendeve anetare nuk u arrit një rezultat konkret. Mbetet për t’u parë si do të jetë sot qëndrimi i vendeve skeptike si Franca, Holanda dhe Danimarka.

Edhe pse nuk ka mbështetur ndarjen e rastit të Shqipërisë nga ai i Maqedonisë së Veriut, Franca nuk është treguar fleksibël, ndërsa Holanda ka insistuar për një përgjigje negative. Ndërkohë, Danimarka mbështet ndarjen e vendimmarrjes.

Holanda i përmbahet qëndrimit të saj, se Shqipëria nuk është gati për hapjen e negociatave të anëtarësimit. Gazetarja Erisa Zykaj në Bruksel raporton ekskluzivisht për ABC News.

Ministri i punëve të jashtme Stef Blok ka përsëritur të njëjtin mesazh në anglisht para takimit të ministrave të jashtë në Luksemburg.

Stef Blok, ministri i jashëm i Holandës: “Qëndrimi hollandez është se çdo vend duhet të vlerësohet në bazë të meritave. Të dyja vendet kanë bërë shumë përpjekje. Lidhur me Maqedoninë e Veriut ne konsiderojmë se duhet të ndërmerret një hap i rëndësishëm siç është ligji për Prokurorinë Speciale dhe nëse ky kusht përmbushet atëherë ne mendojmë se negociatat e anëtarësimit mund të fillojnë. Lidhur me Shqipërinë, ne mendojmë se ka ende punë për të bërë dhe se vendi nuk është gati për hapjen e negociatave”.

Pra, nëse ligji për prokurorinë speciale nuk aprovohet, nuk ka dritë jeshile për Maqedoninë ?

Stef Blok, ministri i jashtëm i Holandës: “Vendi duhet ta aprovojë këtë ligj gjithsesi, se është një kriter në kuadrin e shtetit ligjor dhe këto kritere janë të rëndësishme në procesin e anëtarësimit të vendeve aspirante në BE”.

 A nuk po i dërgoni mesazhin e gabuar rajonit duke kërkuar kaq shumë kritere?

Stef Blok, ministri i jashtëm i Holandës: “Nuk ka ndryshim të kritereve. Sinjali është që negociatat e anëtarësimit mund të fillojnë kur vendet të përmbushin kushtet. S’ka asgjë të re, është e ndershme dhe e drejtë”.

Ministrja e jashtme e vendit që mban presidencën e Bashkimit Europian, Finlandës, Tytti Tuppurainen shprehu angazhimin për të  mbështetur procesin e zgjerimit.

Tytti Tuppurainen, ministre e punëve të jashtme të Finlandës:  “Ne kemi zgjerimin sot në axhendë dhe si presidencë e Bashkimit Europian jemi të angazhuar tërësisht për të mbështetur procesin e zgjerimit. Sot pres një sinjal të Bashkimit Europian për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, se ç’duhet të bëjë Europa, pasi ne kemi angazhime dhe duhet t’i përgjigjemi vendeve të Ballkanit”.

Mbledhjen e sotme të Ministrave të Jashtëm të Bahskimit Europian, ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj e cilëson mjaft të rëndësishme.

“Sot Bashkimi Europian përballet me një zgjedhje historike. Vendimi i sotëm do të jetë një provë e aftësisë për të realizuar premtimet e tij dhe për të parë të ardhmen. Shqipëria ka ndërmarrë reforma gjyqësore ambicioze dhe të guximshme duke u shndërruar në shteg në rajon. Tani është koha për të hapur bisedimet e pranimit”, shkruan Cakaj Në Tuiter.

George Ciamba,ministri i jashtëm rumun: “Eshtë një ditë e rëndësishme për kredibilitetin e Bashkimit Europian. Sinqerisht, ne duhet të japim një lajm të mirë për hapjen e negociatave. Nëse kjo nuk zgjidhet, kredibiliteti i zgjerimit do të vihet në dyshim. Ne si presidencë e shkuar e Bashkimit Europian e kemi përgatitur këtë dosje, për të pasur një konkluzion pozitiv për hapjen e negociatave shpejt me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Ne vendosëm shinat, por në fund do  jetë një vendim politik”.

Sipas tij, jë vonesë tjetër mund të ngadalësojë. prishë përparimin dhe reformat, nënvlerësimin e besueshmërisë dhe rritjen e rrezikut të rivalëve strategjikë në #ËB. Kjo është ora e Evropës. Ne nuk kemi nevojë për një të ngushtë, të izoluar, të brendshëm dhe të shkëputur – por një që është e hapur, e drejtë dhe një fener shprese në periudha të trazuara. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!