Komisioni Europian i alarmuar nga tensionet në Kosovë: Serbët të rikthehen në institucione, porosi edhe për Kurtin

schedule14:31 - 7 Nëntor, 2022

schedule 14:31 - 7 Nëntor, 2022

Nga Erisa Zykaj-Bruksel

Një tjetë r reagim vjen nga ekzekutivi europian mbi përshkallëzimin e mundshëm të situatës në veri të Kosovës pas deklaratës së përfaqësuesit tê lartê për politikën e jashtme dhe tê sigurisë, Josep Borrell të shtunën në mbrëmje.

I pyetur për tërheqjen e serbve nga institutionet e Kosovês zëdhënësi i Komisionit Evropian, Peter Stano ka deklaruar, se Kosova dhe Serbia duhet të punojnë me përgjegjêsi drejt qetësimit të situatës, Pasi Bashkimi Europian nuk mund të përballojë një tjetër tension në territorin e tij.

Sa herë që ka krizë në nivel lokal, ajo mund të eksportohet në rajonin e gjerë. Nëse kemi një pikë tjetër shperthimi në territorin europian ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, askush nuk mund të parandalojë incidentet fatkeqe. Këtë nuk mund ta përballoj as Evropa, as Kosova, as Serbia e as rajoni” ka deklaruar zedhenesi Stano.

Peter Stano ka përcjellur sërish mesazhin e shefit të diplomacies europiane, Josep Borrell, sipas të cilit situate aktuale përbën një kërcënim për të gjithë të arritjet e deritanishme në procesin e dialogut midis Prishtinës dhe Beogradit të lehtêsuar nga Bashkimi Europian.

Stano ka rikonfirmuar, se pêr Bashkimin Europian tërheqja e serbve nga institucionet e Kosovês nuk është zgjidhje, ndërkohë që autoriteteve të Kosovës i kêrkohet krijimi i komunave me shumicë Serbe.

Stano ka nënvizuar edhe një herë, se moskrijimi ë kësaj bashkësia konsiderohet si dështim autoriteteve tê Kosovës për tê zbatuar angazhimin e marrë në marrëvehsjet e mëparëshme dhe dëmton jo vetëm sundimin e ligjit në Kosovë, por edhe kredibilitetin e Kosovës.Pêr Bashkimin Europian, zgjidhja qëndron në zbatimin e deturimeve që dalin nga marrëveshjet e Brukselit dhe nga dialogu.

Sipas Stano, shefi i diplomacisë evropiane, i dërguari evropian për dialog Miroslav Lajçak është në kontakt të rregullt me homologët në rajon dhe më gjerë, ndërkohë që Josep Borrell në fundjavë ka biseduar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin si dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiç. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!