EKSKLUZIVE/ KE thirrje Shqipërisë: Ngrini pa vonesë Kushtetuesen, kusht për konferencën e parë

schedule13:58 - 11 Shtator, 2020

schedule 13:58 - 11 Shtator, 2020

Nga Erisa Zykaj

Komisioni Europian i kërkon Shqipërisë që të ngrejë sa më shpejt Gjykatën Kushtetuese. Zëdhënësja e Komisionit Europian, Ana Pisonero-Hernandez lidhur me mungesën e ngritjes dhe funksionimit të kësaj gjykate në Shqipëri u shpreh për Abc News se Kushtetuesja është kusht për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare për negociatat.

Ne presim  finalizimin e emërimeve në Gjykatën Kushtetuese për ta lejuar atë të rifillojë plotësisht funksionet e saj. BE inkurajon autoritetet shqiptare të veprojnë pa vonesë me synimin për të rivendosur plotësisht funksionimin e saj.

Kjo është gjithashtu një kërkesë e konkluzioneve të Këshillit të 25 Marsit 2020 para mbajtjes se konferencës së parë ndërqeveritare. Opinioni i Komisionit të Venecias ofron udhëzimet e nevojshme për autoritetet shqiptare për të përfunduar me shpejtësi emërimet në Gjykatën Kushtetuese” tha ajo.

Dy ditë më parë ishte ambasadorja amerikane në vendin tonë, Yuri Kim, që kërkoi që Gjykata Kushtetuese të ngrihet dhe të nisë funksionimin në fund të vitit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!