Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

EKSKLUZIVE: Ka luajtur edhe me NAC Breda, një gjigant zbarkon te Partizani

schedule18:56 - 29 Qershor, 2021

schedule 18:56 - 29 Qershor, 2021

Partizani është në kërkim të përforcimeve dhe së fundmi në urdhrat e trajnerit Ilir Daja është vënë një futbollist që ka provuar të luajë edhe në elitën e futbollit holandez

Gjiganti nga Maqedonia e Veriut, Aleksandar Damcevski, i është bashkuar “Demave të kuq” mëson abcnews.al. Me gjasa, lojtari 194 centimetra i gjatë do të nënshkruajë. Gjithsesi fjalën e fundit do e thotë trajneri Ilir Daja.

Damcevski është një lojtar me CV të pasur, teksa ka luajtur me moshat e Maqedonisë së Veriut dhe me përfaqësuesen e madhe në një ndeshje kundër Ukrainës, në kualifikueset e EURO 2016.

Në sezonin 2013-2014 mbrojtësi ka spikatur në Bullgari me Chernomoretz Burgas dhe më pas kaloi në Eredivise te NAC Breda. Në Holandë ka luajtur 11 ndeshje, për t’u transferuar në Kazakistan tek Atyray.

Damcevski është aktivizuar edhe në Hungari e Qipron, me skuadra si Mezokovesd dhe Ermis, kurse tre sezonet e fundit ka qenë pjesë e Ararat në Armeni. Në kampionatin e fundit ka pasur pak minuta, ndaj edhe te Partizani duan ta shohin për disa ditë. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!