Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Hetuesja” nga Elbasani ‘çmend’ jurinë me tavë kosi në MasterChef UK

schedule14:15 - 15 Shtator, 2025

schedule 14:15 - 15 Shtator, 2025

Ajo heton rrjete financiare të ndërlikuara, por me të njëjtën përkushtim bën edhe një tavë kosi siç e bënte gjyshja në Elbasan. Anjeza Popaj, një shqiptare e suksesshme që jeton prej vitesh në Britani, ka arritur të bëjë bashkë dy botë që rrallë takohen: luftën kundër pastrimit të parave dhe artin e kuzhinës.

Ajo është një nga profesionistet kryesore të një banke të njohur britanike në fushën e riskut dhe financave, dhe njëkohësisht, një emër që u bë i njohur për publikun falë paraqitjes së saj mbresëlënëse në MasterChef UK. Anjeza ka studiuar për financë dhe prej tre vitesh punon në një bankë prestigjioze në Londër, ku është pjesë e departamentit që merret me luftën kundër pastrimit të parave. Pak e dinin se pas kësaj gruaje të vendosur në profesion, fshihej një pasion i pazbuluar për kuzhinën. Anjeza u regjistrua në MasterChef UK pa shumë pritshmëri.
“U regjistrova vetëm për të provuar veten… u habita kur më pranuan!”, tha ajo për Abc e Mëngjesit.

Dhe jo vetëm që u pranua, por arriti të shkojë shumë pranë fazave finale, duke fituar zemrat e shefave britanikë me një pjatë shqiptare – tavën e kosit!
“Tava e kosit ishte pjata që më çoi më pranë finales. Është receta që e kam mësuar nga mami dhe gjyshja ime”, tha Popaj gjatë një interviste në Abc e Mëngjesit



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!