EKSKLUZIVE/ Dy talente të Skënderbeut në Kroaci, zbulohen detajet e transferimit

schedule10:40 - 11 Shtator, 2020

schedule 10:40 - 11 Shtator, 2020

Jorgo Pëllumbi do të transferohet në Kroaci. Mbrojtësi, i cili luan në të majtë dhe në qendër të prapavijës, do të jetë pjesë e Varazdin. Abcnews.al mëson se Skënderbeu nuk do të përfitojë nga transferimi i Pëllumbit.

Korçarët do të mbajnë një pjesë të kartonit dhe në rast se mbrojtësi do të shitet në të ardhmen, atëherë klubi i Superiores do të përfitojë pjesën e vet nga transferimi.

Veç Pëllumbit, për të cilin lajmi raportohet edhe në mediat kroate, te Varazdin pritet të transferohet edhe mesfushori Agon Elezi. Për të u përfol për një kalim te Boavista, madje u raportua edhe për shifra transferimi që shkonin në 500 mijë euro.

Abcnews.al mëson se edhe Elezi te kroatët do të kaloje me të njëjtat kushte si Pëllumbi. Kështu në Korçë shpresojnë që të dy këta lojtarë të shpërthejnë dhe të shiten sa më shpejt. Kroacia është kthyer në një trampolinë për futbollistët shqiptarë.

Këtë verë te Lokomotiva e Zagrebit kaloi Sherif Kallaku, i cili u ble nga Teuta për shumën e 150 mijë eurove. Një tjetër lojtar që ndoqi fantazisti ishte edhe Albi Doka. Anësori i djathtë kaloi te Gorica, pasi i mbaroi kontrata me Tiranën./ Vladimir Prenga – abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!