Ekskluzive: Dëmtimet një makth, Shqipëria me katër mungesa “big”

schedule08:57 - 10 Nëntor, 2019

schedule 08:57 - 10 Nëntor, 2019

Shqipëri përballet me Andorrën dhe Francën, ndërkohë që sot pritet të publikohet lista e futbollistëve. Trajneri Edoardo Reja do të dalë në konferencën dhe nën urdhrat e tij nuk do të jenë disa lojtarë për këto dy sfida.

Mërgim Mavraj, për shkak të një dëmtimi në shpatull nuk do të jetë me kuqezinjtë. Kjo dihej, ashtu sikurse edhe mungesa e të riut Marash Kumbulla. Armando Sadiku gjithashtu vijon periudhën e rikuperimit në Spanjë dhe trajneri Reja i bën llogaritë pa të.

Së fundmi italiani ka marrë lajme jo të mira edhe nga dy lojtarë të tjera. ABC News mëson se Sokol Cikalleshi nuk do të jetë në ndeshjet me Francën dhe Andorrën. Ai është dëmtuar në takimin e fundit me Akhispor.

Nuk dihet shkalla e dëmtimit, por ai është zëvendësuar dhe pret të kryejë kontrollet mjekësore. Gjithashtu edhe Amir Abrashi nuk do të jetë pjesë e listës së kombëtares, për shkak dëmtimi. Ai vijon përgatitjen i diferencuar te Freiburg. /abcnews.al