Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ekskluzive – “Bomba” amerikane: Të dalim nga NATO! Republikani Thomas Massia propozon draftin në Kongres

schedule23:06 - 10 Dhjetor, 2025

schedule 23:06 - 10 Dhjetor, 2025

Shtetet e Bashkuara të Amerikës shtojnë presionin maksimal ndaj Europës duke treguar se braktisja ndaj Perëndimit nuk është më vetëm një kërcënim, por së shpejti mund të kthehet në një fakt. Kongresmeni Republikan Thomas Massia ka propozuar në Kongres një projektligji që parashikon largimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në mënyrë përfundimtare nga NATO.

Projektligji u dërgua mbrëmjen e kësaj të mërkure në grupin e vendeve të NATO-s në OKB në Whatsapp duke sjellë kështu një këmbane alarmi për Perëndimin. Anëtarët që e dërguan atë në këtë grup komunikimi e fshinë vetëm disa minuta më vonë, por projektligji u ruajt nga anëtarët e grupit Whatsapp.

Ky projektligj i cili duket se është hapi i rradhes i Amerikës për të braktisur Europën parashikon që Shtetet e Bashkuara të tërhiqen nga Traktati u Atlantikut të Veriut pasi Europa nuk është më një teatro prioriteti për Washingtonin. Në këtë dokument thuhet se ekonomia dhe kapaciteti ushtarak i Bashkimit Europian e tejkalon ate të të Rusisë duke sjellë kështu një fakt të qartë se Moska nuk mund të jetë kercenim per Perendimin.

Kongresmeni Republikan Thomas Massia i konsideruar një konservator me prirje liberale është i njohur në politiken Amerikane si Zoteria Jo, për shkak se ka votuar shpesh herë kundër projekligjeve dy partiake.  Ai është konsideduar si një politikan që nuk përpiqet të ndërhyjë në vendimet e politikes së jashtme.

Projektligji të cilin ABC News e zotëron ekskluzivisht, vjen pasi Presidenti Amerikan, Donald Trump kritikoi Europën duke quajtur disa prej liderëve të saj budallenj, sa i përket menaxhimit të luftës në Ukrainë.

Administrata Republikane e ka treguar me ardhjen e Donald Trump në pushtet se Shtetet e Bashkuara po e shohin Bashkimin Europian si një barre ekonomike dhe ushtarake.

Washingtoni ka akuzuar Perëndimin se nuk po shpenzon mjaftueshëm për mbrojtjen e vetes duke shtuar presionin qe diçka e tillë të ndodhë sa më parë, nën paralajmërimin e brakktisjes së Shteteve te Bashkuara, braktisje kjo e cila tashmë duket më pranë së kurrë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!