EKSKLUZIVE: Akordi një hap pranë, Erald Çinari drejt transferimit në Turqi

schedule18:17 - 23 Maj, 2021

schedule 18:17 - 23 Maj, 2021

Erald Çinari pritet të luajë ndeshjen e fundit me Partizanin në Ballsh kundër Bylisit. Kontrata i përfundon dhe aventura e tij e radhës do të jetë jashtë vendit, në Turqi ku numri i lojtarëve shqiptarë është shtuar shumë.

Abcnews.al mëson se sulmuesi shkodran është një hap larg kalimit te Samsunspor, në ligën e dytë turke. Palët janë në bisedime të avancuara dhe besohet se shpejt do të konkretizohet marrëveshja.

Çinari ka spikatur këtë sezon në Superiore, duke shënuar 8 gola në 21 ndeshje. Fakti që del lojtar i lirë e favorizon sulmuesin shkodran të firmosë jashtë dhe me kushte të mira financiare.

Çinari po mbyll sezonin e tretë me Partizanin, ndërkohë që në të shkuarën ka luajtur për ekipin e vendlindjes, Vllaznisë. Sulmuesi ka fituar një titull kampion me “demat” e kuq dhe tani pret të provojë një eksperiencë të re jashtë vendit. /Vladimir Prenga/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!