Në Shkodër do të zhvillohet festivali i filmit Ekrani i Artit, një përzgjedhje nga Lo Schermo dell’Arte Film Festival. Qëllimi i këtij projekti është të promovojë lidhjet mes artit bashkëkohor dhe kinemasë.
“Ekrani i Artit” për të dytin vit në Shkodër. Një përzgjedhje filmash, dokumentaresh, videosh të shfaqura ndër vite vijnë në këtë festival që do të nisë në 25 Maj.
“Ekrani i artit” është një festival ndërkombëtar i filmit, i cili organizohet që nga 2007 në qytetin e Firences në bashkëpunim me institucione kulturore, qendra për artin, akademi e universitete italiane e ndërkombëtare”.
Është një vazhdimësi e eksperiencës së vitit të parë. Filma autorë, dokumentarë mbi jetën e krijimtarinë e artistëve bashkëkohorë, që zgjuan interesin e njëkohësisht edhe nostalgjinë e publikut për kinemanë si një institucion i rëndësishëm në edukimin e brezave përmes artit e kulturës.
“Të ftuarit e veçantë për prezantimin e “Ekrani i Artit” do të jenë Silvia Lucchesi, drejtoreshë e Lo schermo dell’arte dhe Leonardo Bigazzi, kurator i VISIO European Programme on Artists’ Moving Images, një projekt paralel që zhvillohet çdo vit në Firence në kuadër të “Ekrani i Artit”. Ndërsa do jetë në Shkodër me filmin e saj regjisoria Italiane Ra Di Martino me filmin e saj “Controfigura”.
Ndër synimet kryesore është ringjallja dhe riaktivizimi i rolit të kinemasë në qytetin e Shkodrës, një strukturë ekzistuese e cila ndër vite ka humbur rolin e saj. /abcnews.al