Ekonomistët: Programi i qeverisë jo i plotë, duhet nxitje për punësimin

schedule15:41 - 15 Mars, 2021

schedule 15:41 - 15 Mars, 2021

Nga Erblina Mile

Premtimet ekonomike të qeverisë Rama në kuadër të fushatës së 25 prillit mbeten jorealiste. Ekspertët shprehen se ndryshimet e propozuara  për rritjen e pragut të tatimit të pagave të larta  me 23%nga 150 mijë lekë  në 250 mijë  si dhe rritja e mëtejshme e pagës minimale janë pjesore. Ata sugjerojnë që ndërhyrja në sistemin e taksave dhe të punës të ishte thelbësor.

“Është një program pjesor, nuk tregon panoramën e plotë të një programi që lidhet me punën. Duhet të ishte i lidhur me pjesën e konsolidimit të taksës progresive”, shprehet Eduard Gjokutaj.

Për shkak të pandemisë punësimi në vend është goditur rëndë .Gjatë 2020 rezultojnë se janë rreth 50 mijë vende pune të humbura sipas INSTAT. Nisur nga kjo ekspertët kërkojnë një plan konkret për të rritur punësimin.

Përtej efekteve pozitive rritja e pagës minimale në 40 mijë lekë duhet që të konsultohet edhe me grupet e interesit.

“Kjo tregon që disa llogaritje të çojnë drejt këtij niveli, janë premtime që duhet të konsultohen me sindikatat”, thotë Gjokutaj.

Qeveria vijon që të mbrojë taksimin progresiv  me tre fasha .Ndërkohë që opozita ka premtuar se do të rikthejë taksën e sheshtë prej 9%. /abcnews.al