Ekonomia u rrit me 4 për qind/ Udhëheq ndërtimi, kontribut edhe turizmi e rritja e pagave

schedule14:08 - 24 Dhjetor, 2024

schedule 14:08 - 24 Dhjetor, 2024

SHQIPËRI- Turizmi është transformuar në një nga motorët kryesorë të rritjes ekonomike në Shqipëri. Sipas të dhënave zyrtare të Instat rritja ekonomike ka rezultuar mbi 4% në  periudhën janar-shtator.

Sektori i turizmit ka nxitur ekonominë me anë të disa sektorëve si në tregti, restorante e akomodim dhe në pikun e sezonit ecuria rezulton në 4,09%.Nëse bëjmë një krahasim të ecurisë me të njëjtën periudhë të një viti më parë ekonomia ecuria është më e mirë.

Kontribut kryesor kanë dhënë degët: “Tregti, Transport, Akomodim dhe Shërbim ushqimor” 1,30% .

Po ashtu ndikim ka dhënë edhe rritja e pagave të administratës publike, pasi kjo kategori ka ndikuar me 0.91% në rritjen ekonomike ,ndërtimi  si dhe “Aktivitete të pasurive të paluajtshme” .

Negativisht kanë vijuar të kontribuojnë industria dhe sektori bujqësor. Vlerësimet e INSTAT për ecurinë ekonomike qëndrojnë pak më të larta nëse i krahasojmë me parashikimet e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankën Botërore.

Fondi Monetar Ndërkombëtar në projeksionet e vjeshtës ka rritur pritshmëritë për ecurinë ekonomike të Shqipërisë duke i çuar në 3.3% nga 3.1% që ishte në vlerësimin e mëparshëm.

Ndërkohë Banka Botërore në parashikimet e vjeshtës ka vlerësuar se ecuria ekonomike e e vendit tonë do të jetë rreth 3.6% ,pak më lartë se vlerësimet e FMN./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!