Ekonomia shqiptare, e qendrueshme/ Mete e Sejko në Washington, FMN e BB financim për reformat

schedule15:12 - 22 Prill, 2024

schedule 15:12 - 22 Prill, 2024

Ekonomia shqiptare ka zhvillim të qëndrueshëm.Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore vlerësuan pozitivisht trendin e ndjekur nga ekonomia shqiptare dhe ecurinë e treguesve makroekonomikë.Ministri i Financave Ervin Mete dhe guvernatori Gent Sejko morën pjesë në Mbledhjet e Pranverës të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe të Grupit të Bankës Botërore në Uashington ku prezantuan ecurinë e ekonomisë shqiptare.Turizmi u përcaktua si një shtysë për rritjen ekonomike të vendit

“Viti 2023 u mbyll me uljen e mëtejshme të borxhit publik, i cili zbriti në nivelin 59.2%, shifra rekord të investimeve të huaja direkte, të cilat arritën në afro 1.5 miliardë euro, me një numër të lartë vizitorësh të huaj, trend i cili ka vijuar edhe në muajt e parë të këtij viti, si edhe me norma të ulëta të papunësisë.”

Ndërsa guvernatori Sejko tha para institucioneve ndërkombëtare se politika e ndjekur nga Banka Qendrore ka dhënë efekte

“Inflacioni ka zbritur në objektivin e Bankës së Shqipërisë brenda një kohe relavitisht të shpejtë, duke arritur në 2.3% në muajin mars, kjo edhe si pasojë e ndërhyrjeve dhe politikës monetare të ndjekur nga BSH, që ka patur si objektiv amortizimin e goditjeve dhe zbutjen e presioneve të brendshme inflacioniste.”

Përfaqësuesit e lartë të FMN-së dhe BB-së veçuan si një zhvillim pozitiv rritjen e vlerësimit për herë të parë të agjencisë Standard&Poor’s për kreditin e Shqipërisë, i cili u pasua nga një rishikim në rritje i perspektivës edhe nga agjencia Moody’s, si edhe theksuan se dalja e vendit nga lista gri e FATF/MONEYVAL është gjithashtu një lajm me efekte shumë pozitive për Shqipërinë. Gjatë pjesëmarrjes në këto mbledhje, delegacioni shqiptar zhvilloi disa takime me zyrtarë të lartë të institucioneve financiare ndërkombëtare./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!