Ekonomia shqiptare do të ketë një ecuri më pozitive në vitet që vijnë.Buxheti afatmesëm 2026-2028 është publikuar në fletore zyrtare dhe parashikon që rritja ekonomike e Shqipërisë do të jetë 3.9% në vitin 2025.Ndërkohë që ecuria vlerësohet edhe më e kënaqshme në dy vitet që vijnë ku rritja parashikohet të arrijë në rreth 4%.Gjatë periudhës afatmesme rritja e ekonomisë pritet të mbështet kryesisht nga kërkesa e brendshme,konsumi privat që lidhet me rritjen e pagave,investimet e po ashtu nga ecuria e mirë e shërbimeve që lidhet me turizmin si dhe prej sektorit të pasurivetë paluajtshme.
Ndërkohë që politika fisklae do të vijojë që të jetë e përqëndruar drejt konsolidimit fiskal ndërsa parashikohet një reduktim i nivelit të borxhit publik në nivelin 52.1% deri në vitin 2028 nga 54.8% që është aktualisht.
Në fokus të qeverisë për vitet në vijim pertej investimeve në infrastrukturë do të jetë edhe rritja e punësimit.Synohet që të punësohen në total 10 mijë e 500 punëkërkues të rinj të moshës 16-29 vjeç deri në vitin 2026 për të arritur në 11 mijë në vitin 2028.
Ndërsa të dhënat zyrtare konfirmojnë se shkalla zyrtare e papunësisë zbriti në 8.7% duke shënuar kufirin më të ulët historik në 5 vitet e fundit. Ky është një tregues shumë optimist i cili konfirmon ecurinë pozitive të ekonomisë në vend. / abcnews.al

