Ecuria ekonomike e Shqipërisë parashikohet të jetë 3.5% gjatë këtij viti.Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka publikuar raportin e fundit të projeksioneve ekonomike ku rezulton se Shqipëra është një dnër vendet me rritjen më të lartë ekonomike në Ballkan.
Kryesisht vendet e Ballkanit vlerësohet të kenë një rritje nën 3% duke përjashtuar Maqedoninë e Veriut.Dy ndër faktorët kryesor që parashikohet të kenë ndikim në këtë ecuri ekonomike për vendin tonë,pritet të jetë sektori i shërbimeve i nxitur nga fluksi turistik por edhe masat e mara në drejtim të integrimit.
Në raportin e BERZH theksohet se Zbatimi i përshpejtuar i reformave strukturore dhe përparimet e mëtejshme në integrimin në Bashkimin Evropian – të mbështetura më tej nga zbatimi i Planit të Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor – mund të forcojnë perspektivën e rritjes së Shqipërisë.
Disa rrisqe vlerësohet se jetë ulja e kërkesës brenda Eurozonës, rënien e flukseve hyrëse të remitancave dhe faktorët e pafavorshëm klimatikë si thatësira, të cilët mund të ndikojnë negativisht në prodhimin e energjisë elektrike dhe prodhimin bujqësor.
BAnka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim parashikon se Ballkani Perëndimor do të ketë një rritje ekonomike me 2.7% në 2025 dhe 3.2% në 2026, ku Shqipëria shfaq performancën më të qëndrueshme./abcnews.al

