Tensionet politike kanë përkeqësur risqet për ekonominë shqiptare. Raporti “Fitch Ratings”, i cili analizon faktorët që ndikojnë në zhvillimet ekonomike kanë konstauar se kriza politike dhe mos hapja e negociatave me BE do të përkeqësojnë situatën ekonomike në 2020 çka do të ndikojë direkt në jetesën e qytetarëve.
Kriza politike në vend ka përkeqësuar situatën ekonomike dhe pritshmëritë për të ardhmen. Agjensia prestigjoze e vlerësimeve Fitch ka konstatuar se në 2019 në Shqipëri rritja e tensioneve politike, bojkoti i opozitës në zgjedhjet vendore dhe mos hapja e negocitave me BE-në kanë ndikuar negativisht në ekonomi.Shqetësuaes është fakti se impakti i krizës politike do të sjellë më shumë risqe negative edhe për vitin 2020, faktorë këto që do të reflektohen edhe në jetesën e qytetarëve.
Raporti Fitch vlerëson riskun politik dhe tregon paqëndrueshmëri për vitin 2020, që lidhen merrezikun e protestave të papritura masive që kanë si qëllim të largojnë drejtuesit ndërsa pakënaqësia e publikut me jetesën e tyre të përditshme. Në raport perceptohet mungesa e legjitimiteti të qeverise e lidhur kjo direkt me mungesën e opozitës në zgjedhjet lokale ku qeveria fitoi të gjitha baashkitë. Kjo ka bërë që Shqipëria të pësoj një rënie të ndjeshme të treguesve përsa i përket legjitimitetit ndërsa pas saj renditet Algjeria e Bolivia./abcnews.al