Ekonomia më e preferuara, Kule: 43 përqind e studentëve zgjodhën të studiojnë ekonomi

schedule12:18 - 28 Gusht, 2023

schedule 12:18 - 28 Gusht, 2023

Ekonomia është dega e preferuar e të rinjve shqiptar, dekani i Dhori Kule ka thënë se 43 përqind e studentëve kanë zgjedhur këtë vit të studiojnë për ekonomi.

Sipas drejtuesit të fakultetit, kjo zgjedhje është bërë pasi të rinjtë besojnë se kjo degë u siguron një vend pune në fund të studimeve.

Kule në fjalën e tij është shprehur që maturantët nuk duhet që të shqetësohen pasi edhe pse janë shpallur fituesit edhe nëse ato do të regjistrohen të gjithë ngelen edhe 291 vende të lira.

Jan 15 700 aplikime, 8500 aplikantë, 43 % e maturantëve të Shqipërisë kanë aplikuar për degën e ekonomisë. Të dhënat tregojnë besimin që maturantët dhe familjet e tyre kanë për Fakultetin e Ekonomisë, të besimit që transmetohen nga tregu i punësimit të tyre. Nesër fillon regjistrimi. Maturantët të mos shqetësohen pasi dhe të regjistrohen të gjithë fituesit mbeten edhe 291 vende të lira, përveç faktin se mund të regjistrohen fituesit mund të bëjnë edhe regjistrim në degët e tjera. Maturantët të mos nxitojnë, nëse kanë vendosur që të jenë studentë të ekonomisë, dhe pas 5 vitesh të jenë specialist të kërkuar në tregun shqiptar”, ka thënë Kule./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!