Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ekonomia, marrëdhëniet Shqipëri-Kosovë/ Civici: Të ketë riorientim në bashkëpunimin midis bizneseve

schedule20:57 - 4 Prill, 2025

schedule 20:57 - 4 Prill, 2025

Eksperti i ekonomisë, Adrian Civici thotë se duhet të ketë riorientim në bashkëpunimin midis bizneseve në Shqipëri dhe Kosovë.

Në emisionin “Sheshi i Dollarit” në ABC News, Civici u shpreh se Kosova duhet të ndryshojë një lloj qasje për t’iu afruar bashkëpunimit me Shqipërinë.

“Bizneset janë të varura edhe nga kuadri makro i marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Kosovës. Ka një handikap, kemi shumë pak biznese të mëdha, koorporta që kanë edhe mundësi investimi dhe mundësi penetrimi në tregje të tjera. Janë të kushtëzura nga madhësia e tyre, kjo përcakton edhe partneritetet që mund të krijojnë në të dy vendet. Në të dy raste, aktori më i madh ekonomik është shteti. Duhet bërë më shumë sa i përket imazhit dhe marketingut të shumë produkteve dhe shërbimeve të ndryshme. Duhet bërë një lloj orientimi të këtij bashkëpunimi. Edhe Kosova duhet të ndryshojë një lloj qasje për t’iu afruar bashkëpunimit me Shqipërinë. Edhe bashkëpunimi mes dhomave të tregtisë, ka pasur tentativa shumë të mira, për të bërë bashkëpunime, por ende ka mbetur diçka institucionale të ngurtë, në vend që të kishte zhvillim shumë më të gjerë”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!