Ekonomia globale shënon rënie përtej pritshmërive

schedule12:02 - 28 Qershor, 2022

schedule 12:02 - 28 Qershor, 2022

The Economist

Përktheu: Sonila Backa-abcnews.al

Është e ditur tashmë që tregjet e urrejnë pasigurinë. Lajmi i keq, pra, se në një masë ekonomia botërore po sjell më shumë surpriza të këqija për investitorët se sa të mira. Indeksi per ekonominë globale që mat shkallën me të cilat te dhënat makroekonomike që arrijnë ose jo objektivat, në mënyrë të befasishme kanë renë në territor negativ për herë të parë që nga muaji nëntor( (indekset për Amerikën dhe Kinën kanë qenë negative që nga mesi i majit).

Që nga vera e vitit 2020, treguesit ekonomikë ishin përpjekur deri vonë të befasonin në rritje. Por ndërsa inflacioni dhe besimi i konsumatorëve është rritur, ata tani nuk po arrijnë të përmbushin pritshmëritë e parashikuesve.

Surprizat ekonomike duket se janë një mënyrë e dobishme për të vlerësuar vlerat e tregut. Kur ekonomia lulëzon, publikimet e të dhënave zakonisht do të jenë më të mira se sa prisnin analistët, duke rritur CESI-n.

Gjatë rënies ekonomike, statistikat ekonomike do të bien nën vlerësimin e konsensusit, duke çuar kështu në surpriza negative. Nga qershori 2020 deri në korrik 2021, kur CESI për Amerikën ishte pozitiv falë shifrave optimiste të punësimit, inflacionit dhe strehimit, indeksi S&P 500 i firmave të mëdha amerikane u rrit me 38%.

Që atëherë, CESI ka lëvizur mbi dhe nën zero dhe aksionet kanë rënë me afërsisht 9%. Në një raport të botuar në 2016, Chiara Scotti, një ekonomiste në Rezervën Federale, krijoi indeksin e saj të befasishëm bazuar në pesë tregues: GDP, prodhimi industrial, punësimi, shitjet me pakicë dhe sasia e prodhimit për një njësi faktor-prodhimi, raporton abcnews.al.

Indeksi i Amerikës mati gjithashtu të ardhurat personale. Scotti zbuloi se surprizat pozitive ekonomike në Amerikë u shoqëruan me vlerësimin e dollarit në raport me euron, sterlinën dhe jenin.

(Në fakt, indeksi i Citi është projektuar nga njësia e këmbimit valutor të bankës për tregtimin e monedhave, jo të aksioneve.)

Por surprizat për sa i përket indeksit mund të jenë të vështirë për t’u interpretuar. CESI përfshin tregues makroekonomikë dhe peshohet në favor të publikimeve më të reja dhe atyre që priren të kenë ndikimin më të madh në tregje, raporton abcnews.al.

Për shkak se indeksi pasqyron performancën ekonomike në raport me pritjet, ai mund të jetë negativ gjatë ndryshimeve nëse parashikuesit janë shumë optimistë dhe pozitiv gjatë tkurrjeve. Por, sipas analistëve të Citi, diçka e tillë bazohet  në marrëdhëniet rastësore dhe jo shkakore, edhe nëse ato nuk janë të qëndrueshme.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!