Ekonomia e Ukrainës do të tkurret me 30% në vitin 2022. Vendi nuk arriti të eksportonte prodhimet e saj kryesore – miell luledielli, vaj dhe fara për muaj të tërë, sipas skynews.
Eksportet kanë rifilluar por ndalesa e eksporteve mund të ketë kontribuar në tkurrjen e ekonomisë, sipas një deklaratë të zëvendëskryeministres Yulia Svyrydenko.
Në fillim të këtij muaji, ministria e ekonomisë ukrainase tha se financat ishin tkurrur me rreth 30% në tre tremujorët e parë të 2022, në krahasim me vitin 2021.
Svyrydenko tha gjithashtu në një konferencë se inflacioni dhe papunësia u rritën në 30% këtë vit.
/abcnews.al