Ekonomia e Kinës shënon rritje rekord pas rimëkëmbjes nga Covid

schedule10:23 - 16 Prill, 2021

schedule 10:23 - 16 Prill, 2021

Ekonomia e Kinës është rritur me 18.3% në tremujorin e parë të 2021. Kjo është një rrijte rekord me tremujorin e vitet të kaluar.

Që kur Kina filloi të mbante shënime për ekonominë me tremujore në vitin 1992, ky është kërcimi më i madh në prodhimin e brendshëm bruto (PBB).

Sidoqoftë, shifrat e publikuara janë poshtë pritshmërive, sepse një sondazh i Reuters me ekonomistë parashikonte një rritje me 19%, informon abcnews.al.

Gjithashtu duhet të marrin parasysh se vitin e kaluar vendi ka qenë në pandemi, dhe krahasimi është bërë me një kohë kur tkurrja ekonomike ka qenë e madhe.

Në tremujorin e parë të vitit 2020, ekonomia e Kinës u tkurr me 6.8% për shkak të bllokimeve në të gjithë vendin në kulmin e shpërthimit të saj Covid-19.

Vitin e ardhshëm, Kina ka vendosur objektiv për një rritje ekonomike me 6%./e.b-abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!