Prof. Dr. Elvin Meka, deklaroi në emisionin “Sheshi i Dollarit” se vendosja e tarifave nga presidenti i SHBA, Donald Trump nuk është eksperiencë e re, pasi është mandati i dytë me të njëjtin bosht ekonomik që ka të bëjë me vendosjen e tarifave
Ai theksoi se përfitimet janë minimale për ekonominë e SHBA.
“Eksperienca e administratës Trump nuk është e re në vendosjen e tarifave, është mandati i dytë me të njëjtin bosht ekonomik që ka të bëjë me vendosjen e tarifave. Eksperienca e mandatit të parë e shprehu qartë që në finale përfitimi është një përfitim zero me zero, aty me aty. I vetmi përfitim mund të themi që të gjitha tarifat e mbledhura në tre vjet nga importet kineze ishin diku te 65 miliardë dollarë. Ndërkohë, 62 miliardë kanë shkuar vetëm për subvencione të fermerëve amerikanë. Gjithë këto të ardhura shtesë të buxhetit amerikanë shkuan vetëm për të mbështetur një sektor të ekonomisë amerikane, që nuk është as sektori bazë. Sigurisht që nuk kemi të bëjmë me diçka të re”.
Sipas Mekës, në kapitalizëm vendosin kostot.
“Kosto e punës në SHBA edhe krahasuar me Meksikën, por sigurisht dhe me Kanadanë është shumë më e lartë. Edhe në finale nuk duhet parë sikur kompanitë amerikane kanë qenë 30 vjet të paafta të bëhen llogari kostosh dhe e kanë çuar kot, i ka thënë dikush në qeverinë amerikane dhe shko investo në Kinë. Është vetë ajo parimi i enëve komunikuese në ekonominë kapitaliste që e çon në ekuilibër çmimin dhe e vetmja mënyrë për të ekuilibruar janë kostot”./abcnews.al