Ekonomia amerikane tkurret me 0.3 për qind

schedule15:39 - 30 Prill, 2025

schedule 15:39 - 30 Prill, 2025

Bruto prodhimi i brendshëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është tkurrur për 0.3 për qind në tremujorin e parë të vitit 2025, sipas të dhënave të publikuara nga Departamenti i Tregtisë.

Kjo bie ndesh me rritjen prej 2.4 për qind në tremujorin e shkuar, shkruan BBC. Rënia u nxit nga rënia e shpenzimeve qeveritare dhe shtim prej 40 për qind të importeve – pasi kompanitë u ngutën para vendosjes së tarifave.

Rritja e shpenzimeve të konsumatorëve u ngadalësua gjithashtu në raport me fundin e vitit të kaluar.

Nga ana e tij, Donald Trump është shprehur se kjo situata nuk aspak lidhje me tarifat. “Vendi ynë do të ketë lulëzim, por duhet të heqim qafe “Mbivarësinë” e Bidenit. Kjo do të zgjasë pak, nuk ka asnjë lidhje me tarifat, vetëm se ai na la me shifra të këqija, por kur të fillojë lulëzimi, nuk do të jetë si asnjë tjetër. BËNI DURIM!!!”, ka shkruar Trump në një reagim në rrjete sociale.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!