Rritet kreditimi, ekonomia jep “shenja” rimëkëmbjeje

schedule16:57 - 1 Dhjetor, 2021

schedule 16:57 - 1 Dhjetor, 2021

Nga Erblina Mile

Rritet ndjeshëm kreditimi i ekonomisë shqiptare gjatë muajve të fundit. Në fund të muajit tetor stoku total i kredisë së dhënë nga bankat e nivelit të dytë ka arritur në rreth 652 mld lekë .Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë kjo shifër është  rreth 10% më e lartë nëse e krahasojmë me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ndërkohë në krahasim me një muaj më parë konstatohet se kjo është vlera më e lartë e regjistruar gjatë vitit duke i dhënë ekonomisë  15 mld lekë më shumë vetëm në një muaj. Më shumë mbështetje financiare nga bankat kanë marrë bizneset ndërsa për individët për blerje banese duket se huaja bankare po jep sinjale ngadalësimi, pas rekordeve që ka regjistruar në muajt paraardhës.

Niveli  i kreditimit të ekonomisë shqiptare tashmë ka arritur vlerat e vitit 2019   që tregon se tashmë ka nisur rimëkëmbja pas goditjes që mori një vit më parë për shkak të pandemisë.

Nëse bëjë më një krahasim të huasë së dhënë nga bankat gjatë periudhës janar-tetor rritja me një vit më parë është 10 mld lekë më tepër. Po sipas  statistikave të Bankës së Shqipërisë, kredia e re e disbursuar nga bankat tregtare  ishte në vlerën  22.6 miliardë lekë.

Kreditimi i ekonomisë
Tetor 2020    592,2 mld lekë
Tetor 2021    651,9 mld lekë

Kredia për periudhën janar-tetor
2018    215.9 mld  lekë
2019    199.7 mld lekë
2020     187 mld lekë
2021     197 mld lekë

/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!