Read More…

"/>

Ekipi italian fiksohet me Bajramin, nis negociatat

schedule19:22 - 13 Janar, 2022

schedule 19:22 - 13 Janar, 2022

Nedim Bajrami është një nga xhevahirët më të rëndësishëm të shtëpisë te Empoli.

I lindur në Zhurich në vitin 1999, mesfushori shqiptar me tipare sulmuese është emri i parë në listëpër merkaton e Sassuolos në janar.

Sipas asaj që raporton Tuttomercatoweb.com, Sassuolo po kërkon një përforcim  dhe emri i Bajramit është i pari.

Thashetheme edhe për hipoteza të tjera, veçanërisht për Lazion, por negociatat më konkrete që po zhvillohen tani janë pikërisht mes Empolit dhe Sassuolos. /abcnews.al/