Ekipi i Skënderbeut ka mbërritur sot në mëngjes në Beograd ku neser do të ndeshet me skuadrën vendase Partizani, e vlefshme për Europa Lige. Nga aeroporti, autobusi i skuadrës korçare është shoqëruar me eskortë policie.
Disa dhjetra policë të njësive për shoqërimin e delegacioneve dhe disa makina policie kanë qenë në aeroport për ta pritur Skënderbeun. Pa shumë njerëz në mëngjes….
Është gjithçka gati per të nisur agjendën e ndeshjes. Ende pa gdhirë në aeroportin Nikolla Teslla të kryeqytetit serb.
Avioni nga Tirana ka arritur në kohën e normale. Kjo kërkohet edhe për përballjen Partizani-Skenderbeu. Fillimi duket i mirë. Kësaj radhe karvani i policisë ecën qetë. Ashtu arrinë edhe tek hoteli në Beogradin e ri, dy kilometra nga stadiumi ku do të zhvillohet gjithcka.
Ndeshja për të dyja palët është e rëndësishme.
Skenderbeu do të shkel për herë të parë pasdite në fushën e stadiumit që njihet me emrin e Armatës Popullore Jugosllave (JNA).