Ekipi i OBSH përfundon karantinimin në Kinë, dalin në terren për të studiuar origjinën e Covid-19

schedule09:53 - 28 Janar, 2021

schedule 09:53 - 28 Janar, 2021

Ekipi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë ka dalë tashmë nga karantinimi dhe është gati që të fillojë punën kërkimore në Wuhan. Grupi  shkoi në Kinë që studiojë origjinën e koronavirusin që shkaktoi pandeminë e Covid-19.

Studiuesit, të cilëve iu kërkua të kryenin 14 ditë në karantinë pasi mbërritën në Kinë, janë filmuar duke u larguar nga hoteli dhe kanë hipur në një autobus të enjten pasdite. Nuk dihet ende se cila do të jetë ndalesa e tyre e parë.

Një pyetje që po shtrohet kryesisht është do t’i lejojë studiuesit ku pala kineze që të shkojnë dhe me kë do të jenë në gjendje të flasin. Misioni vjen pas një konflikti midis palëve që pasoi një ankesë të rrallë nga OBSH që deklaroi se Kinës po i duhej shumë kohë për të bërë marrëveshjet përfundimtare.

Kina, e cila ka kundërshtuar me forcë një hetim të pavarur që nuk mund ta kontrollojë plotësisht, tha se çështja ishte e komplikuar dhe se stafi mjekësor kinez ishte i preokupuar me grupe të reja virusesh në Pekin, Shangai dhe qytete të tjera. s.b/abcnews.al/