Ekipi i ABC largohet nga Ukraina, gazetari Taulant Kopliku: Kievin e lashë të shkretuar, po e mbrojnë 40 mijë ushtarë

schedule15:31 - 9 Mars, 2022

schedule 15:31 - 9 Mars, 2022

ABC ishte sot në kufirin Ukrainë-Hungari. Gazetari Taulant Kopliku dhe operatori Ardian Kamberi mbyllën kështu mision e tyre të vështirë në Ukrainë, duke u futur edhe në frontin e luftës, ku përballeshin rusët dhe ushtarët vendas.

Në një raportim nga kufiri me Hungarinë, gazetari vuri në dukje radhën e gjatë kilometrike të automjeteve me qytetarë që kërkojnë të ikin sa më parë nga vendi i tyre, për t’i shpëtuar luftës. Ata që ikin janë kryesisht gra, të moshuar dhe fëmijë, pasi burrat preferojnë të qëndrojnë për të mbrojtur Ukrainën nga pushtuesi.

Lexo edhe: ABC në frontin e luftës, Taulant Kopliku raporton në vijën e zjarrit mes rusëve dhe ukrainasve

“Janë të gjithë qytetarë ukrainas që po largohet të frikësuar nga luftimet dhe ashpërsimi i agresionit. Kërkojnë të lënë sa më parë vendin. Janë radhë të gjata kilometrike të makinave. Janë edhe autobusë rreh 30 që unë i kam numëruar. Janë kryesisht nga zonat e konfliktit.

Destinacioni i tyre është të largohen sa më parë. shumica duan të qëndrojnë në vendet pranë Ukrainës, kryesisht në Poloni dhe Hungari. Ka shumë fëmijë dhe gra. Në këta të larguar mungojnë meshkujt. Shumica preferojnë të qëndrojnë në endnin e tyre”, tha gazetari.

Kopliku tha se Kievin e la thuajse të boshatisur dhe shkretuar. Kryeqyteti ukrainas është tashmë në duart e ushtrisë. Janë rreth 40 mijë trupa të angazhuar për të mbrojtur Kievin.

“Ne jemi larguar dje pasdite nga Kievi, një qytet i shkretuar. Edhe banorët më guximtarë kanë preferuar të largohen. Kanë mbetur shumë pak persona në Kiev. Kievi po boshatiset dhe është në duart e ushtarëve. Janë rreth 40 mijë trupa që po mbrojnë Kievin. ka informacione dhe frikë që Kievi mund të merret shumë shpejt. Nga ana tjetër kam parë një optimizëm të palës mbrojtëse që thonë se do ta mbrojnë qytetin. Në realitet druaj që qyteti i Kievit shumë shpejt do të goditet me të gjitha forcat e ushtrisë ruse”, tha ai. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!