Duhen dhe pak metra për të arritur tek Julen. Vazhdojnë gërmimet në Totalan edhe pse reduktohen gjithnjë e më shumë shpresat për të gjetur në jetë vogëlushin 2 vjeçar që ka rënë në një pus pranë Malaga-s. Autoritetet, ndërkohë kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e incidentit, pasi pusi është gërmuar pa autorizimet e duhura. Janë zgjidhur dhe problemet teknike që vonuan një ditë më parë operacionet e kërkim shpëtimit për Julen i cili ndodhet në 100 metra thellësi që prej 13 janarit. Sipas mediave spanjolle faza e fundit e operacionit të shpëtimit do të zgjasë maksimumi 24 orë.
Duke iu përgjigjur kritikave për vonesat gjatë operacionit, autoritetet shpjeguan se janë zhvendosur më shumë se 40 mijë ton terren dhe material, një punë që normalisht do të kishte zgjatur me muaj. /abcnews.al