Ekipet e shpëtimit po kërkojnë për të dytën ditë radhazi marinarët e zhdukur pas fundosjes së anijes ushtarake. Anija HTMS Sukhothai me 105 anëtarë të ekuipazhit u fundos në brigjet juglindore të dielën mbrëma, BBC.
Ekipet e kërkimit kanë shpëtuar 76 persona deri më tani, duke përfshirë një burrë që u gjet pas dy netësh.
Por afër një e treta e ekuipazhit rezulton ende e zhdukur.
Anija luftarake është ndërtuar në Shtetet e Bashkuara në 1987 nga një kompani vendase e ndërtimit të anijeve, tha Instituti Detar i SHBA-së.
/abcnews.al