Ish-sulmuesi i Flamurtarit, Danilo Alves, ka ndërruar skuadër. Braziliani është larguar nga ekipi i Okzheptes dhe ka firmosur për skuadrën e Suwon FC, që militon në kategorinë e dytë në Korenë e Jugut.
28 vjeçari ka vendosur që të transferohet në Azinë e largët për të vazhduar karrierën e tij. Me skuadrën e Flamurtarit në Superiore, Danilo Alves ishte një nga lojtarët më të mirë në kampionatin tonë shqiptar, por problemet financiare te skuadra vlonjate e detyruan të largohet dhe të rikthehej në vendlindje.
Që nga largimi i tij nga Flamurtari, Danilo Alves ka mbajtur veshur vetëm fanellën e Okzheptes, ndërsa tani do të nisë dhe aventurën e re në Azi./abcnews.al