“Ej, po vjen treni”, banorët e Elbasanit janë “sinjalistika” e hekurudhës

schedule16:16 - 9 Janar, 2021

schedule 16:16 - 9 Janar, 2021

Shumë shqiptare e kanë harruar udhëtimin me trena, por ato funksionojnë ende në disa itinerare. Me probleme e me mangësi ne infrastrukture, ne linjat hekurudhore vazhdojnë të lëvizin trenat tanë të moshuar.

“Treni ej kujdes!

Kjo është mënyra primitive që kanë zgjedhur banorët e Elbasanit për të lajmëruar njëri-tjetrin se po vjen treni. Me qëllim shmangien e ndonjë aksidenti fatal.

“Po vjen treni ki kujdes”, thërrasin banorët.

Thirrjet e tyre zëvendësojnë mungesën e sinjalistikës. Po më e rrezikshme është kur treni kalon në orët e mbrëmjes.

Treni kalon të paktën 4 herë gjatë gjithë ditës. Ky është segmenti që lidh zonën Elbasan Metalurgjik me lagjen 28 nëntori. Ky është një shesh që deri pamë momente më parë ka pasur grumbuj fëmijësh të cilët janë marrë nga prindërit pasi është orari kur kalon treni. Këtu nuk ka sinjalistikë që të tregojë se treni është duke kaluar.

Banorët sinjalizohen se po vjen treni vetëm përmes buries.

“Është e rrezikshme se nuk ka as tra as roje. As ndriçim asgjë, janë bërë 6 7 aksidente”, ka thënë një banor.

Për të shmangu aksidentet drejtuesi i trenit në këtë zonë ul shpejtësinë dhe i bie buries.

Nga njësia administrative e Paprit deri në qendër të Elbasanit ku është stacioni i fundit hekurudhor janë të paktën 12 kalime të cilat ndërpriten nga shinat e trenit i cili kalon mes përmes qendrave të banuara.

Siç duket dhe nga pamjet jo vetëm këmbësorët por dhe drejtuesit e automjeteve janë në rrezik./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!