Einxhel duket se nuk ndihet mirë për raportin që Beniada ka krijuar me Donaldin. Modelja dhe aktori i humorit kanë treguar se kanë një raport mjaft të mirë me njëri-tjetrin por kjo gjë nuk është pritur mirë nga pjesa tjetër e banorëve. Beniada është munduar të mbajë një qëndrim neutral mbi debatin Einxhel-Donald.
Mbrëmë Beniada ka kaluar disa momente duke i treguar Donaldit për historinë e saj të dashurisë. Në një moment, teksa i afrohet Beniada ajo flet me ironi. Duke e treguar disi me shaka se si po ndihej Einxhel u mundua ta kthente situatën në anën e saj, ndërsa në mbështetje i erdhi edhe Arjola.
Pjesë nga biseda:
Arjola: Po fliste.
Einxhel: Po bëja muhabet me jastëkun.
Beniada: O zot.
Einxhel: Se shoqja ime ishte shumë e zënë, shoqja tjetër nuk e kishte interes për muhabet, thash po flas me jastëku. /abcnews.al