Einxhel: Në emisionin e Donaldit do shkoja vetëm nëse më japin lekë

schedule15:55 - 27 Tetor, 2022

schedule 15:55 - 27 Tetor, 2022

Einxhel Shkira i ka dhënë mundësinë fansave të saj të bëjnë pyetjet që dëshirojnë rreth eksperiencës së saj në “Big Brother VIP”. Ndër të tjera, ajo është pyetur edhe lidhur me marrëdhënien që ka me ish-banorët, veçanërisht me Donaldin.

Einxhel është pyetur më konkretisht, nëse do të shkonte në emisionin e këtij të fundit, ajo ka thënë ‘po’ vetëm nëse do i jepnin para.

Nuk është që nuk ka patur tentative që të ftohemi, jo bashkë, veç e veç me sa di unë, por kontakt nuk kemi patur, a do shkoja? Si një mikesh jo, si një kolege jo, si një ish-banore që ka jetuar në të njëjtën shtëpi për shkak të rrethanave sigurisht që jo sepse nuk na lidh asgjë, nuk hy në listën e atyre që mund të iu shkoj në emision, por nga ana profesionale, si person publik, nëse më bëhet ftesa dhe nëse më ofrohet ajo që unë kërkoj për të qenë në një emision, ju  e din çka nuk bëhet me lekë bëhet me më shumë lekë, kundrejt benefitit pse jo, duke qenë se në marrëdhënien time të parë të punës me të nuk jam paguar, ndoshta kundrejt një pagese të caktuar mund të isha pjesë e emisionit në të kundërtën nuk do të hidhja poshtë të gjitha gjërat e tjera sepse nuk kam arsye që të shkoj si e ftuar”, u shpreh moderatorja.

Kujtojmë që gjatë qëndrimit në “Big Brother VIP”, Einxhel kishte treguar se në kohën kur ka bashkëpunuar me Donaldin në një emision të tij të mëparshëm nuk ishte paguar për punën që kishte bërë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!