Arjola Demiri, konkurrente e Big Brother Vip është vënë mbrëmjen e sotme përballë kutisë së Pandorës.
Aktorja ka refuzuar ta hapë atë ndonëse përballë kishte një udhëtim në Disney Land me të vegjlit e saj. Ajo tha se në këtë pikë të lojës e ka shumë të vështirë të bëjë një zgjedhje duke aluduar se në zarfin e zi ndodhej opsioni për të nominuar banorët e tjerë.
Pas Arjolës edhe Monika zgjodhi të bëjë të njëjtën gjë. Por Arbana në këtë rast kishte një as nën mëngë. Einxhel! Edhe pse ajo sonte e ka ndjekur spektaklin nga dhoma e spitalit Hygeia , shpesh herë është bërë protagoniste përmes lidhjeve direkte me studion dhe shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Einxhel zgjodhi të bëjë një gjest fisnik duke e hapur kutinë e Pandorës por nuk e ndryshoi udhëtimin duke kërkuar që ai të shkojë për Arjolën dhe fëmijët e saj pasi e kishte pasur ëndërr.
Zarfi i zi e vuri përballë një zgjedhje mjaft të vështirë. Vëllai i Donaldit dhe Ilirit ndodheshin në oborr dhe vetëm njëri prej tyre mund të takonte familjarin e tij. Duke qenë se Donaldi më herët ka takuar Romeon, Einxhel tha se për të qenë e drejtë zgjedh që Iliri të takojë vëllain e tij. /abcnews.al