Çifti i njohur, Einxhel Shkira dhe Dj Dagz po shijojnë pushimet e tyre të para në Turqi. Ata janë shumë aktiv në rrjetet sociale, ku kanë ndarë herë pas here foto dhe video të ndryshme.
Mirëpo, ai ç’ka ka tërhequr më shumë vëmendje është një koment i Beatrixës, e cila ka zgjuar dyshime.
“He rrusha, DJ Dagz – Einxhel, si kaluat mbrëmë? BEBEEEE BEBEE BEBIBEBIBEBEEEEE UUU”, ka shkruar këngëtarja duke e shoqëruar me disa emoji të qeshurave.
Ajo ka përdorur vargje të këngës “Bebe” të Era Istrefit dhe kaq mjaftoi që të ngriheshin dyshimet se mos dyshja do të bëhen prindër. /abcnews.al