Egnatia-Vllaznia u ndanë në barazim, Magani: 10 pikë janë pak, mos na quani surprizë

schedule16:43 - 8 Nëntor, 2021

schedule 16:43 - 8 Nëntor, 2021

Egnatia arriti të mërrte një pikë kundër Vllaznisë, në ndeshjen e fundit të javës së tetë të “Abissnet Superiore”.

Shpesh herë Egnatia është cilësuar si surpriza e këtij sezoni në kampiontin shqiptarë sepse ka rritur të marri rezultate kundër skuadrave të mëdha.

Për “Supersport” pas ndeshjes kundër Vllaznisë, trajneri i Egnatias, Gugash Magani, është shprehur se nuk duhet të quhet më surprizë skuadra e tij sepse për rrogozhinasit janë shumë pak 10 pikë.

“Janë nerva loje. Latifi është karakter, besoj se u irritua pak kur doli. Edhe te ne ndodhi ky reagim. Lojtari ynë kryesor u zëvendësua (Pedro). Sot ishte dobët dhe nuk e priti mirë zëvendësimin.

Pse kaq e brishtë skuadra që lejon një gabim të tillë te penalltia? Vllaznia është një skuadër e denjë, pretendon titullin, kështu që mendoj se është rezultat pozitiv barazimi.

Pjesa e parë ishte më e mirë për ne, përveç 10-15 minutave të fundit. Gabimi? Gjëra që ndodhin, ne jemi njerëz dhe prindër, logjikojmë. I kam folur portierit, i kemi dhënë shumë besim, pasi kemi edhe një portier tjetër shumë të mirë, i cili u paraqit shumë mirë në Kupë.

Sot gaboi Puja, por janë gjëra që ndodhin. Nuk duhet të ndodhin më, por ka gabuar edhe Alban Hoxha, portieri më i mirë në Shqipëri.

Mua më ka ikur kampionati dy herë për portierë, dy herë! I dini mirë, i mbani mend”. Më pas një koment për ecurinë e Egnatias. 10 pikë nuk janë maksimumi. Kam punuar shumë me skuadrën në aspektin e mentalitetit. Kemi histori të vogël, por jemi mjaft të organizuar, kemi kushtet të mira.

Skuadra ime në çdo ndeshje ka marrë premio, edhe rrogat i kemi marrë. Mos na quani surprizë, as mua, pasi kam kohë që punoj. Ne do punojmë që të jemi të barabartë me çdo skuadër, madje edhe superiorë.

Pengu? Jam i pakënaqur me pikët, duhet të kishim më shumë. Lojtarët janë në provim, duhet të japin maksimumin.

Ka karaktere që s’e pranojnë stolin. Të gjithë jemi në provë, unë dhe gjithë të tjerët”, deklaroi Magani. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!