Egnatia, Tetova: Dua Tiranën në finale

schedule16:32 - 10 Maj, 2023

schedule 16:32 - 10 Maj, 2023

Egnatia ka shtangur Vllazninë në fund të ndeshjes nga një gol i Jackson i cili i dha fitoren dhe finalen ekipit rrogozhinas.

Në përfundim të kësaj sfide, Edlir Tetova, trajneri i Egnatias, ka folur për “Oversport” duke u shprehur tepër i lumtur.

“Është emocion shumë i veçantë, pasi bëhem pjesë e historisë së këtij klubi që për herë të parë shkon në finalen e Kupës së Shqipërisë. Ishte një ndeshje me dy tablo. Në pjesën e parë u nxituam disi, por në pjesën e dytë përmirësuam lojën dhe arritëm të krijonim disa raste për shënim. Shpresoj që në finale të jetë Tirana, edhe për vetë rezultatin e ndeshjes së parë, sepse mua personalisht më ka mposhtur 4 herë në finale. Nuk është një hakmarrje, por do të doja Tiranën në finale.

Djemve u kërkova që të mos dilnin nga pozicionet, sepse e dija që momenti ynë do të vinte. Këtë finale ia dedikoj futbollistëve, të gjithëve, sepse e merituam. Vllaznia ka lojtarë shumë të mirë, por ne kemi arritur që t’i mposhtim taktikisht këtë sezon. ky grup është ndërtuar për 40 ditë, më kanë lejuar që të punoj siç dua dhe dua të falenderoj drejtuesit e klubit për mundësinë e dhënë. Premio për këtë arritje? Nuk ka pasur para dneshjes, por besoj që do të kemi, nuk e di vlerën”, ka thënë Tetova./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!