Zëdhënësi i klubit Egnatia, Xhevdet Zeka thotë se rezultati i rrogozhinasve, që mundën 1-0 islandezët e Breiðablik për turin e parë në Champions Leguae, ishte mjaft i mirë.
Në një intervistë për “Sport Center” në ABC News, Zeka u shpreh se asgjë nuk ka mbaruar, pasi islandezët janë një ekip i fortë.
“Ishte një sfidë përgatitore shumë e mirë. Prisnim rezultat më të mirë. Ia dolëm të gëzojmë një fitore, por asgjë nuk ka mbaruar. Ata janë një skuadër shumë e fortë që duhet respektuar deri në fund. Kjo është ndeshja e jetës për ne. Ne po krijojmë fiznionomi të një Dinamo Zagrebi të vogël, në mes të Ballkanit. Lojtarët që vijnë te ne, janë shumë më të mirë se niveli në Shqipëri”, theksoi ai./abcnews.al

