Egnatia vazhdon të firmosë me lojtarë të cilët e njohin mirë “Abissnet Superiore” me synimin që të përforcojë ekipin me elementë cilësorë për sezonin e ardhshëm.
Rrogozhinasit kanë përforcuar repartin e mbrojtjes me ish-lojtarin e Vllaznisë, Abdurraman Fangaj, i cili vetëm pak ditë më parë ndau rrugët me kuqeblutë.
24-vjeçari është lojtari më i ri i Egnatias, me zyrtarizimin që pritet të bëhet së shpejti, teksa për mbrojtësin kishte interesime edhe nga Teuta dhe Flamurtari. /f.a/abcnews.al