Egnatia nis nga puna edhe për afrimet në skuadër. Klubi nga Rrogozhina ka rikthyer portierin Klevis Hasanbelli, pas largimit të serbit Uros Duric.
Mirë se rikthehesh në skuadër Klevis Hasanbelli. KF Egnatia njofton se ka arritur të nënshkruaj me portierin Klevis Hasanbelli, i cili do të jetë pjesë e Egnatias.
Hasanbelli rikthehet në skuadër pas 6 muajsh ku ishte pjesë e Pogradecit në Kategorinë e Parë.
Portieri ishte pjese e skuadrës në rrugëtimin e suksesshëm të rikthimit në Superligë”, njofton Egnatia përmes një postimi në rrjetet sociale. / abcnews.al