Egnatia mund Partizanin/ Kampionët kalojnë 2-0 të kuqtë e sakatuar nga “firot”

schedule19:26 - 15 Shkurt, 2025

schedule 19:26 - 15 Shkurt, 2025

Problemet nuk po i ndahen.

Partizani pati shumë mungesa dhe kjo I ndodhi në momentin kulmor.

Të kuqtë nga kryeqyteti ishin me gjashtë mungesa të sigurta dhe dy lojtarë aspak në formën e duhur dhe të kthyer nga dëmtimi, ndërsa luajtën në fushën aktualisht më të vështirë të Superligës.

Egnatia, kampionia në fuqi, përfitoi nga kjo, por edhe nga cilësia e vet, duke triumfuar 2-0 e duke I lënë rivalët edhe më shumë prapa në kreun e renditjes.

Regi Lushkja realizoi shumë shpejt, që në minutën e 6-të, dhe Sota vulosi rezultatin kur kishte kaluar pak më shumë se një orë lojë.

Partizani I trajnerit Veselinoviç u tregua disa herë I rrezikshëm në pjesën e parë, duke goditur edhe shtyllën, por pas pushimit diferenca në cilësi u bë më e thellë.

Të kuqve u munguan Eleke dhe Kote të dëmtuar, si dhe Taipi, Bytyçi, Janjeva e Kote ishin të pezulluar.

Kote u kthye në fushë pas dy muajve e gjysmë, e kuptohet që nuk kishte formën e duhur.

Po ashtu, Atanakoski, I marrë për titullar, por I lënduar dhe hyri vetëm për pak minuta në pjesën e dytë.

Me këtë fitore, kampionët e trajnerit Edlir Tetova mbajtën vendin e parë edhe pas javës së 25-të me 48 pikë, ndërsa kryeqytetasit janë të katërtët me 40.

Në ndeshjen tjetër të luajtur në të njëjtën orë, Bylisi dhe Elbasani u ndanë në barazim 1-1 në Ballsh.

Miqtë e trajnerit Gvozdenoviç kaluan të parët në epërsi kur shënoi Cague në 12’, por mallakastriotët shmangën humbjen në debutimin e trajnerit Mezani.

Berko barazoi në 65’.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!