Egnatia nuk e lëshon vendin e parë në grupin B dhe Besa i vihet pas. Rrogozhinasit kanë fituar një ndeshje shumë delikate kundër Tomorit, me rezultatin e pastër 2-0. Një ndeshje që u zgjidh në fund, teksa fillimisht shënoi Jackson dhe më pas Brahimaj në minutat shtesë.
Besa e Kavajës nuk fali me Elbasanin, duke triumfuar me “poker”. 4-0 dhe ishte Peqini që ndëshkoi skuadrën ku është rritur si lojtar me dy gola të shpejtë, ndërsa më pas realizuan edhe Kaina dhe Meccja. Turbina-Pogradeci nisi me vonesë për shkak të mungesës së autoambulancës dhe në fund cërrikasit triumfuan me “poker”, 4-1.
Në grupin A, ndeshja e vetme është mbyllur me skuadrën vendase të Vorës. Mashi ishte “heroi” kundër Partizanit B dhe Vora ngjitet për momentin në vendin e gjashtë, me 7 pikë, një më pas se “demat e kuq”. /abcnews.al
KATEGORIA E PARË-JAVA 9
E mërkurë, më 23 dhjetor, ora 13:30
GRUPI A
Vora-Partizani B 1-0
Shënues: Mashi 52’
GRUPI B
Turbina-Pogradeci 4-1
Shënues: Fejzo 7’, Brahilika 50’, Da Silva 79′, Spahiu 85’/ Balla 59’
Besa-Elbasani 4-0
Shënues: Peqini 10’, 17’, Kaina 45’, Meçja 90’
Egnatia-Tomori 2-0
Shënues: Jackson 75’, Brahimaj 93’