Partizani ia doli të siguronte pikët e plota ndaj Egnatias në sfidën e parë të “Abissnet Superiore”, ndërsa kalendari në javën e dytë e ka vënë përballë Laçit, me takimin që do të luhet ditën e hënë në orën 19:30, në “Elbasan Arena”.
Katër janë emrat e lojtarëve të kuq që munguan në stërvitjen e fundit, me stafin që nuk ka dashur të rrezikojë. Mensah, Romero, Mattondo dhe Rrapaj janë lojtarët që nuk kanë qenë me Colellan dje.
Romero dhe Mensah i janë nënshtruar testeve për këto dëmtime, ndërsa Rrapaj është lënë të pushojë po për dëmtim. Edhe Massanga Mattondo ka vuajtur një dëmtim, duke qenë më pak i rrezikuari për të munguar në sfidën e javës që vjen. /f.a/abcnews.al